Site icon Telegrafi

Dele për të shpëtuar Pompein

Një kope prej 150 delesh është mobilizuar për t’i bërë kontrast vegjetacionit në rritje përreth rrënojave të qytetit të lashtë të Pompeit, në kuadër të një nisme bujqësore për mirëmbajtjen e parkut arkeologjik.

“Kushdo që vjen në Pompei do të zbulojë se qyteti nuk përbëhet vetëm nga rrugë, shtëpi dhe dyqane, por edhe nga zona të gjelbëruara, të cilat përbëjnë një kosto shtesë për mirëmbajtjen”, deklaron Gabriel Cutrigel, drejtor i parkut arkeologjik, raporton euronews.

Sipas tij, nisma që parashikon angazhimin e deleve quhet “Ferma e Pompeit” dhe është pjesë e një projekti më të madh që ka si qëllim përforcimin e zonës agrikulturore përreth qytetit antik.

“Sikurse ka ndodhur me parqe të tjera arkeologjike, ky lloj aktiviteti do të rezultojë i dobishëm për një mori arsyesh: sepse do të ndihmojë në zhvillimin e këtyre zonave”, shton drejtori Cutrigel.

Nisma për përfshirjen e deleve do të zgjasë 9 muaj dhe do të mundësojë një zhvillim të zonës pa kosto për administratën.

Exit mobile version