Tottenham Hotspur ka shënuar edhe golin e tretë në takimin e tyre si vendas ndaj Liverpoolit.
Është mesfushori anglez, Dele Alli, i cili ka shënuar një gol të bukur për epërsinë 3-1 të skuadrës së tij.
Goli i Allit erdhi në minutën shtesë të pjesës së parë.
Ky gol erdhi pas një kthimi të topit nga mbrojtësi Joel Matip. /Telegrafi/