Dele Alli nuk është aspak i lumtur me situatën e tij te Tottenham Hotspur.
Se lojtari nuk është i lumtur e ka pranuar edhe trajneri i Spurs, Jose Mourinho pas ndeshjes që skuadra e tij e fitoi 2-0 ndaj Antwerp në Ligën e Evropës.
Mesfushori anglez ka luajtur vetëm tetë ndeshje këtë edicion me Spurs dhe kryesisht i inkuadruar nga banka rezervë.
Përkundër që nga tetë ndeshjet e zhvilluara ka pasur vetëm 333 minuta, Alli ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.
E ardhmja e lojtarit duket larg Spurs dhe skuadra e tij e re pritet të jetë Paris Saint Germain.
Mediat franceze kanë raportuar se PSG është në bisedime me Spurs për huazimin e lojtarit në afatin kalimtar të janarit.
Parisienët duan huazimin e Alli për gjashtë muaj me mundësi blerje në fund të sezonit për një shumë prej 40 milionë euro.
24-vjeçari gjithashtu ka kërkuar largimin nga klubi, pasi dëshiron të luaj më shumë për të marrë pjesë në Euro 2021 me Kombëtaren e Anglisë. /Telegrafi/