Telegrafi

Dele Alli nuk ishte në formë, por e dashura e tij Ruby rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen atraktive në ndeshjen Angli-Kolumbi

Ruby Mae, girlfirend of England's Dele Alli in the stands ahead of the FIFA World Cup 2018, round of 16 match at the Spartak Stadium, Moscow. PRESS ASSOCIATION Photo. Picture date: Tuesday July 3, 2018. See PA story WORLDCUP England. Photo credit should read: Adam Davy/PA Wire. RESTRICTIONS: Editorial use only. No commercial use. No use with any unofficial 3rd party logos. No manipulation of images. No video emulation

Ajo ishte e pranishme dje në Moskë për të parë ndeshjen e radhës të Kampionatit Botëror.

Fjala është për modelen Ruby Mae, e cila njihet si e dashura e futbollistit të njohur të kombëtares së Anglisë, Dele Alli.

Modelja Ruby Mae në mbështetje të të dashurit të saj, Dele Allit

Ajo e siguroi të dashurin e saj se do të gjendej në stadium për të parë nga afër ndeshjen Angli-kolumbi, teksa arriti në kohën e duhur disa orë para ndeshjes, teksa ishte ishte nisur me fluturim nga Hertfordshire, vendi ku çifti jetojnë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ruby i dha një puthje të ngrohtë Dele Allit në përfundim të ndeshjes

Me një pamje tërheqëse nga tribunat e stadiumit Spartak në Moskë, modelja 23-vjeçare tregoi mbështetjen e saj për Anglinë duke veshur fanellën e kombëtares së saj.

Dele Alli (Foto: Getty Images)

Lufta e Tre Luanëve me Kolumbinë ishte njëherësh edhe takimi i tyre i parë konkurrues që nga Kampionati Botëror i vitit 1998.

Anglia e cila doli fituese të luajë me Suedinë në çerekfinale, ndërsa ekipi humbës u kthyen në shtëpi.

Ruby dukej mjaft tërheqëse e veshur me një këmishë të bukur të kombinuar me xhinse të shkurtra.

Ajo ishte kombinuar mjaft bukur edhe me disa aksesorë ari në dorë dhe një orë të zezë, ndërkohë që syzet ishin detaji përmbyllës që e bënin atë të dukej edhe më atraktive.

Ruby besohet të jetë takuar me mesfushorin Dele kur ishte 22 vjeçe, teksa si çift bënë debutimin e tyre të parë në Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Karriera e Ruby është po aq mbresëlënëse sa ajo e futbollistit, kjo pasi modelja 23-vjeçare ka qenë imazhi i brendeve të famshme si “Dolce & Gabbana” dhe “Chanel”.

Ajo është e ndjekur nga plot 48.600 ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Duket se Dele Alli ndjehej më “i fuqishëm” në fushën e gjelbër, me motivimin që merrte nga e dashura e tij mjat simpatike nga tribunat. /Telegrafi/