Site icon Telegrafi

Delawie: Vullnetarët ndryshuan jetën e kosovarëve

Grupit të Korpusit të Paqes sot i janë shtuar edhe 34 vullnetarë amerikanë, të cilët do të jenë në shërbim dy vjeçar, mësim të gjuhës angleze dhe në ndihmë të komunitetit.

Vullnetarët janë betuar solemnisht para ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Darlene Grant.

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie iu ka thënë 34 vullnetarëve amerikanë të Korpusit të Paqes, të cilët do të shërbejnë në Kosovë, se po iu bashkëngjiten grupit që kanë bërë ndryshime në jetën e kosovarëve.

Ai ka numëruar disa nga të arriturat e punës së vullnetarëve, duke përmendur organizimin e garave ndërkombëtare të matematikës në shkollat fillore dhe të mesme në gjithë vendin, ku kanë qenë mbi 10 mijë të regjistruar, nga të cilat 3 studentë kanë fituar çmime ndërkombëtar.

Grupi i ri i vullnetarëve do të punojnë në Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Ferizaj, ku do të shërbejnë si mësues të gjuhës angleze

Drejtoresha e këtij Korpusi, Darlene Grant, ka thënë se është kënaqësi e veçantë që po betohet kjo gjeneratë e vullnetarëve.

“Sot jemi mbledhur për të dëshmuar vlerën e betimit dhe deklarimit të vullnetarëve tonë për punën e tyre. Për të punuar krah për krah me mësuesit lokal dhe OJQ-të, për të shërbyer dhe krijuar miqësi. Dhënia e betimit është një mundësi, të cilën vetëm disa amerikanë e përmbushin”, tha Grant./Telegrafi/

Exit mobile version