Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Greg Delawie i është bashkuar fushatës së shoqërisë civile të Kosovës “#AsUnë nuk do të votoja kandidatët e korruptuar”.
Përmes një postimi një Facebook, Delawie është fotografuar me një letër që përçon mesazhin e shoqërisë civile “AsUnë”.
“Ambasadori Delawie mbështet iniciativën e Shoqërisë Civile në Kosovë, duke thëne se as unë nuk do të votoja për kandidatët e korruptuar. Vizito faqen Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova për më shumë informacion mbi këtë nismë”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Ambasada e Amerikës edhe më parë ka bërë thirrje që të mos përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë, politikanë që kanë të ngritura aktakuza.