Telegrafi

Delawie: Transparenca e numërimit të votave, esenciale për zgjedhjet

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delaëie ka thënë se transparenca e numërimit të votave është e rëndësishme për kredibilitetin e zgjedhjeve në Kosovë.

Ai këtë koment e ka bërë para disa minutash në llogarinë e tij në rrjetin Twitter.

“Ekipi im dhe unë jemi duke vëzhguar numërimin e votave në gjithë Kosovën, sepse transparenca e numërimit është esenciale për kredibilitetin e zgjedhjeve”, ka thënë ai.