Site icon Telegrafi

Delawie: Siguria e Kosovës varet nga partnerët e saj

Presidenti i Kosovës, në një intervistë për RTK-në ka thënë formimi i Ushtrisë së Kosovës nuk ka kthim mbrapa. Sipas tij, nëse ndodh që Kuvendi nuk e voton Ushtrinë, ai do të japë japë dorëheqje.

Lexo po ashtu Thaçi: Jap dorëheqje nëse Kuvendi nuk e voton Ushtrinë

Përkitazi me këtë deklaratë, ka reaguar Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie.

“SHBA beson se siguria e Kosovës varet nga cilësia e partneriteteve të saja. Nuk duam ta shohim Kosovën jashtë koordinimit me partnerët kryesorë të saj” ka shkruar Delawie në Twitter, transmeton Telegrafi.

Para dy ditësh, përmes një deklarate të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, u tha se SHBA-të janë të shqetësuar për ndryshimin e mandatit të FSK-së, pa një amendament kushtetues.

Lexo po ashtu Kërcënojnë SHBA-të: Nëse miratohet ligji për Ushtrinë, do ta rivlerësojmë bashkëpunimin me FSK-në

“Miratimi i ligjit të propozuar tani do të na detyronte që ta rivlerësojmë bashkëpunimin tonë dypalësh me forcat e sigurisë të Kosovës, si dhe ndihmën tonë afatgjatë për këto forca”, është thënë në reagim. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Takim i paparalajmëruar ndërmjet Thaçit e Delawie! (Foto)
Exit mobile version