Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, pret që ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të ndodhë këtë javë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Këtë qëndrim ambasadori amerikan e ka shprehur përmes një një postim në rrjetin social Twitter, ku ka komentuar festimet për 10 vjetorin e pavarësisë.
Delaëie i ka vlerësuar festimet e 10 vjetorit të pavarësisë të jashtëzakonshme.
“Çfarë fundjave e pabesueshme. Festimet për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përfundojnë sot, por ne duhet të shpresojnë që avancimi i dekadës së ardhshme të fillojë këtë javë me ratifikimin e Demarkacionit”, ka shkruar Greg Delawie, përcjell Telegrafi.
What an incredible weekend. #Kosovo10 celebrations might be ending today, but we look forward to the next decade's progress starting this week with ratification of the BDA! #US4Kosovo pic.twitter.com/OJPAz7j7Ic
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 19, 2018
Në vigjilje të festës së 10 vjetorit të pavarësisë u tha se Kuvendi i Kosovës do të mblidhej më 18 shkurt në një seancë të jashtëzakonshme për të ratifikuar Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, por kjo nuk ndodhi.
Ndërsa, sot mediat kanë thënë se burime brenda Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar nesër do të mblidhet kabineti qeveritar për tërheqjen e Projektligjit për Demarkacionin nga Kuvendi dhe pas kësaj do të mbahet një mbledhje tjetër, në të cilën do të merret vendim për procedimin e këtij projektligji që i shtohet edhe aneks-marrëveshja e nënshkruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq. /Telegrafi/