Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, e ka shpërndarë një video dokumentar të realizuar për lidhjen “speciale” mes Kosovës dhe shtetit Iowa të SHBA-së.
“Ishte kënaqësi të shikoj dokumentarin për lidhjen mes Kosovës dhe Iowas. Shikojeni këtu”, ka shkruar Delawie duke shpërndarë vegëzen për të shikuar dokumentarin.
Enjoyed watching documented bond between #Kosovo and #Iowa! Check it out here: https://t.co/Zgt5AFPN8h
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) June 10, 2018
Por kjo vegëz është pa qasshme për kosovarët ngase nëse klikon në të shfaqet mesazhi që thotë se “kjo video nuk është e lejuar për transmetim në shtetin tuaj”. /Telegrafi/