Site icon Telegrafi

Delawie premton mbështetje për përmirësimin e jetës së qytetarëve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur në një takim njoftues, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie.

Delawie, uroi ministrin Reçica për detyrën dhe e siguroi se mbështetja e SHBA-ve nuk do të mungojë në të gjitha projektet që ngritin kualitetin dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Reçica falënderoi ambasadorin Delawie për vizitën dhe në veçanti për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve dhënë Kosovës në rrugën e saj të shtetndërtimit.

Exit mobile version