Site icon Telegrafi

Delawie porosit deputetët: Votoni pro demarkacionit, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Ambasadori amerikan Greg Delawie në një adresim për media para fillimit të seancës për demarkacionin, ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Delawie ka kërkuar që të gjithë të votojnë pro ratifikimit të kësaj marrëveshje.

“Sot është ditë e rëndësishme, sot kuvendi ka mundësi që të ecë përtej këtij debati kokëfortë dhe të shënojë fitore për qytetarët e saj. Kosova nuk ka më kohë për të humbur. Po aq sa është kjo çështje e rëndësishme për liberalizimin e vizave po aq është e rëndësishme edhe mbyllja e kufirit me njërin nga shtetet aleate të Kosovës siç është Mali i Zi. Ju bëjë thirrje deputetëve që të votojnë pro kësaj marrëveshje në të mirë të qytetarëve. Çdo votë ka rëndësi dhe vota kundër është votë për izolimin e qytetarëve të këtij vendi”, ka thënë Delawie.

Ai ka theksuar se nëse kjo marrëveshje nuk kalon, do të tregojë se kush dështojë para qytetarëve të Kosovës.

“Jam i befasuar se si disa persona ende po punojnë që ti ndalojnë qytetarët që të mos lëvizin lirshëm”, ka thënë Delawie. /Telegrafi/

Exit mobile version