Ambasadori amerikan, Greg Delawie, pas një takimi që pati me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka dhe pjesëtarët e tjerë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), ka përgëzuar këta të fundit për punën e tyre që po bëjnë sa i përket procesit të zgjedhjeve.
Delawie këtë e ka bërë përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar: “Faleminderit anëtarëve të KQZ-së, për punën e tyre në mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme në Kosovë”. /Telegrafi/
Thank you to members of @KQZKosova for their work on holding credible elections in #Kosovo pic.twitter.com/NkxtX2b0Zz
— Amb. Greg Delawie (@USAmbKosovo) September 26, 2017