Telegrafi

Delawie për Kushtetuesen: Kuvendi të zgjedhë gjyqtarë të kualifikuar dhe apolitikë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka kërkuar që vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese të plotësohen sa më shpejt.

Ai ka thënë se personat e zgjedhur duhet të jenë të kualifikuar, apolitikë dhe të ndershëm.

“Derisa feston 10 vjetorin e Kushtetutës, Kosova përballet me vende të zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi duhet të zgjedhë kandidatë të ndershëm, të kualifikuar dhe apolitikë, duke përfshirë gratë, për t’i shërbyer Kosovës në këtë gjykatë të shquar”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Gjykata Kushtetuese ka mbetur pa kuorum, kësisoj nuk do të ketë mundësi të marrë vendime pa u zgjedhur gjyqtarë të ri. /Telegrafi/