Telegrafi

Delawie, për aferën e përgjimeve: Nuk do të doja t’i dëgjoja ashtu zyrtarët e vendit tim (Video)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se marrëveshja për kufirin me Malin e Zi duhet të ratifikohet në seancën e 1 shtatorit.

Në një intervistë për RTV21, Delawie ka vlerësuar se gazi lotsjellës dhe dhuna e kthejnë Kosovën në vitet ’90 të shekullit të kaluar.

Ndërsa, duke komentuar edhe përgjimet telefonike, thotë se nuk do të dëshironte që gjëra të dëgjonte të tilla nga zyrtarët e vendit të tij. Ndaj, pret që organet e drejtësisë të veprojnë pa presion në këtë drejtim.