Telegrafi

Delawie paralajmëron se po kthehet ora prapa për Kosovën: Zhbërjen e Speciales, SHBA e konsideron thikë pas shpine

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka thënë se është në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës pasi ekziston një iniciativë dhe përpjekje për të zhbërë ligjin për Gjykatën Speciale.

“Dua ta bëjë shumë të qartë që ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundërshtojmë çfarëdo përpjekje për ta zhbërë ose ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale”, ka thënë ai, duke përsëritur zhgënjimin e tij, pasi kjo iniciativë thotë se erdhi pa kurrfarë debati publik.7

“Kjo është e turpshme”, ka thënë ai. “Nëse kjo iniciativë do të ketë sukses, atëherë do të ketë edhe implikime jashtëzakonisht negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës. Do të konsiderohet nga SHBA si thikë pas shpine; Kosova do të zgjedhë izolimin, në vend të bashkëpunimit. E urrej ta them por do të kthehet ora prapa për Kosovën”.