Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është pajtuar me shefen e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, e cila një ditë më parë drejtoi kritika në adresë të Kuvendit të Kosovës.
Një ditë më parë, shefja e Zyrës së BE-së, Apostolova është shprehur e zhgënjyer me mosmbajtjen e asnjë seance plenare që nga konstituimi i Kuvendit.
“Pajtohem me Natalya Apostolovën se Kuvendi duhet të fillojë punën sa më shpejtë që është e mundur që t’i shërbejë qytetarëve. Problemet serioze kanë nevojë për zgjidhje tani”, ka shkruar Delawie në Twitter.
Agree w/ @ApostolovaEU that Assembly should get to work as soon as possible to serve the people of #Kosovo. Real problems need solutions now
— Amb. Greg Delawie (@USAmbKosovo) September 28, 2017