Site icon Telegrafi

Delawie: Nuland në Kosovë për integrimet evropiane dhe luftën kundër korrupsionit

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland,ka takuar sot krerët e shtetit të Kosovës, me të cilët ka biseduar për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.

Derisa, udhëheqësit shtetërorë të Kosovës, përmes kumtesave zyrtare kanë treguar për bisedat në takimet e sotme, vetë diplomatja amerikane nuk e ka thënë asnjë fjalë se çka kishte folur me presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin e Kosovës.

Detaje nga takimi i sotëm ka bërë publike edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij twitter, ka njoftuar për vizitën e Victoria Nuland në Kosovës si dhe takimet me zyrtarët qeveritar dhe sheqerin civile, me të cilët bisedoi për integrimet evropiane dhe luftën kundër korrupsionit.

“Ndihmës-sekretarja e Shtetit, Victoria Nuland u takua me zyrtare qeveritare dhe shoqërinë civile për të biseduar për integrimet evropiane dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Delawie. /Telegrafi/

 

Exit mobile version