Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka zhvilluar një takim me presidentin, Hashim Thaçi.
Pak para këtij takim, ambasadori amerikan në një adresim për media i bëri paralajmërimet e fundit për Gjykatën Speciale.
Delawie, ka ritheksuar edhe një herë se zhbërja e Gjykatës Speciale e çon Kosovën prapa.
Ndërkaq Telegrafi merr vesh se takimi në mes të presidentit Thaçi dhe ambasadorit Delawie, është një takim rutinor.
Burime nga presidenca i kanë thënë Telegrafit se presidenti Thaçi çdo të mërkure mban takim me ambasadorin Greg Delawie, vetëm në rast të ndërrimit të agjendës ky takim shtyhet për ndonjë ditë tjetër. /Telegrafi/