Site icon Telegrafi

Delawie në Podujevë, informohet për zhvillimet në Komunë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim ambasadorin e SHBA-ve në Republikën e Kosovës, Greg Delawie.

Gjatë takimit është biseduar për investimet e bëra dhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Podujevës.

Veliu tha se orientimi strategjik i Komunës së Podujevës është investimi në bujqësi, si bazë e zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Ai potencoi partneritetin dhe kontributin e USAID-it në kultivimin e mjedrës, partneritet ky që po vazhdon të zhvillohet edhe në fushat e tjera të bujqësisë.

Në takimin, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i USAID-it, James Hope, Delawie i informua edhe për investimet në projektet e ndërtimit të infrastrukturës rrugore, ambient dhe trajtimin e ujërave të zeza.

Delawie u shpreh se suksesi i arritur në kultivimin e mjedrës nga fermerët llapjanë, në bashkëpunim me USAID-in dhe Komunën e Podujevës, duhet të jetë model edhe për komunat e tjera.

Gjatë vizitës në Podujevë, ambasadori amerikan ka vizituar një fermer kultivues të mjedrës në fshatin Katunishtë dhe Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë. /Telegrafi/

Exit mobile version