Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka mirëpritur deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli lidhur me Gjykatën Speciale.
Veseli gjatë ditës së djeshme përmes një shkrimi të publikuar theksoi se kjo gjykatë do të formohet dhe se klasa politike nuk ka fuqi ta ndalojë shfuqizimin e saj.
Lidhur me këtë, ambasadroi Delawie përmes një postimi në Twitter ka shkruar se “E mirëpres deklaratën publike të kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe liderëve të partive tjera të cilët kanë ofruar përkushtim ndaj Gjykatës Speciale”. /Telegrafi/
Welcome public statements from Speaker Veseli and other leading political figures honoring #Kosovo’s commitment to the Special Court.
— Amb. Greg Delawie (@USAmbKosovo) January 9, 2018