Ambasadori amerikan, Greg Delawie e ka mirëpritur vendimin e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për suspendimin e zyrtarëve të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, ku ditë më parë vdiq aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Delawie përmes një postimi në twitter, ka shkruar se mirëpret po ashtu veprimet e ndërmarra për vetëvrasjen në burg.
“E mirëpres vendimin e inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë dhe veprimet që janë ndërmarrë për vetëvrasjen në burg. Transparenca dhe përgjegjësia janë vitale”, ka shkruar ambasadori./Telegrafi/
We welcome the MOJ’s inspection and disciplinary actions regarding the prison suicide. Transparency and accountability are vital
— Amb. Greg Delawie (@AmbDelawie) November 22, 2016