Telegrafi

Delawie: Kushtetuta amerikane model për shumë vende tjera

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka folur lidhur me 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, duke thënë se Kushtetuta amerikane ka qenë model për shumë vende të tjera.

Ai tha se 4 korriku është përvjetori i nënshkrimit të Deklaratës së pavarësisë që në njëfarë mënyre ka qenë edhe BREXIT- i parë, qysh atëherë

Sipas tij, sfidat me të cilat përballet Kosova, janë në atë se shumë njerëz ndjehen sikur kanë ngecur në një vend dhe nuk shohin përparim.

“Natyrisht edhe në SHBA ka pasur periudha kur kemi qenë në situata të tilla, kur është dukur se kishim një lloj ngërçi, por të gjitha ato janë tejkaluar atëherë kur udhëheqësit e vendit janë bërë bashkë dhe kanë punuar për të mirën e vendit. Kanë gjetur zgjidhje të ndryshme, kanë gjetur kompromise të ndryshme për çështje të rëndësishme”, tha ambasadori amerikan Delawie në një intervistë dhënë Radio Kosovës.