Site icon Telegrafi

Delawie: Kosovarët të interesuar për zgjedhjet në Amerikë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka thënë se kosovarët dhe jo vetëm, më pyesin çdo herë për zgjedhjet në SHBA.

Këto deklarime Ambasadori Delawie i bëri në Info Magazinën Speciale të Klan Kosovës, kushtuar zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Njerëzit këtu janë të interesuar për zgjedhjet, ata më pyesin ngado që shkoj. Është e ngjashme edhe me vendet e tjera. Pikërisht është ashtu, kosovarët janë miqësor dhe SHBA dhe Kosova kanë një marrëdhënie kaq të rëndësishme mes tyre”, tha Delawie.

Ambasadori amerikan tha se votimet për qytetarët amerikanë, janë shumë të rëndësishme.

“Zgjedhjet janë mënyra e vetme që të mund të dëgjohet zëri i secilit qytetar. Votimi është e drejtë e Demokracisë. Po ta shikoni duket si dicka e vogël kur shtypni një pullë apo vendosni për dikë, por ajo në të vërtetë ka kaq shumë rëndësi. Kollaren time e kam vënë me qëllim, ngase aty kam vënë ka shumë shtete të Amerikës përgjatë 200 vjetëve. Ne kemi rregulla të Qeverisë Federale, por nuk kam drejtë të pyes se kush kë ka votuar. Nuk dua të ndikojë tek askush, as nuk dua të ndikohem”, tha ai

“Të gjithë e kanë mundësinë ku do që janë për të votuar. Unë kam votuar me postë. Unë jetoj në Alexandria të Virginias dhe kam votuar para një muaji. Është diçka shumë thelbësore, kur në SHBA njerëzit marrin apo japin votën”, është shprehur Delawie, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version