Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, ka sugjeruar që sa më shpejt që është e mundurtë zgjidhet situata e krijuar politike në Kosovë
Delawie ka bërë të qartë se ka ardhur koha që vetë kosovarët të gjejnë zgjidhje, pa pritur që këtë ta bëjnë të huajt.
“Mendoj se çka duhet të shohim është zgjidhje kosovare. Matematika është e pacenueshme. I keni tri grupe, e secila prej tyre i ka përafërsisht rreth 1/3 e deputetëve. Është e qartë se duhet të ketë ndonjë kompromis dhe që duhet të ketë kompromis të nxjerrë nga vetë kosovarët, jo kompromis që krijohet nga të huajt, ka thënë Delawie për KTV-në.
Delawie ka shtuar se mesazhi i tij është për të gjitha partitë dhe për asnjërën individualisht, kur është pyetur se si duhet të veprohet meqenëse koalicioni fitues i zgjedhjeve, PAN-i, nuk e ka shumicën parlamentare.