Telegrafi

Delawie kërkon përfshirje më të madhe të grave në politikë dhe rolet menaxhuese

Ambasadori i SHBA-ve, në Kosovë, Greg Delawie është shprehur i pakënaqur me pjesëmarrjen e grave në politikë dhe në rolet menaxhuese, ndërsa ka kërkuar përmirësim të situatës.

“Numër i ulët i grave që punojnë në Kosovë, sidomos në politikë dhe në rolet menaxhuese. Të gjithë duhet të përkushtohen për të përmirësuar situatën”, ka shkruar Delawie në Twitter.