Site icon Telegrafi

Delawie: Gjykata Speciale nuk do të gjykojë një popull – do të gjykojë rastet individuale

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka dalë në një konferencë për media, me anë së cilës ka folur për siç tha ai, për rëndësinë që ka Gjykata Speciale.

Ai shprehu ngushëllime për vrasjen e liderit të serbëve Oliver Ivanoviq ndërsa tha se nuk ka dal për të folur për atë çështje por për krejt diçka tjetër.

“Jam këtu për të folur për gjykatën Speciale. Dua të tregoj pse Gjykata Speciale është e rëndësishme dhe pse Amerika po mundohet ne fuqizimin e saj. Gjykata Speciale është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Ne kujdesemi për gjykatën dhe duam të shohim në Kosovë një integrim evropian duke u bashkuar kështu në organizatat ndërkombëtare përfshire NATO e BE-në”, ka thënë ambasadori amerikan.

Sipas tij, Gjykata Speciale nuk do të gjykojë një popull, nuk do të gjykojë luftën e asnjë ushtrie dhe asnjë etnie.

“Ajo do të gjykojë rastet individuale”, ka thënë Delawie. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version