Site icon Telegrafi

Delawie, fjalë të ashpra: Po kundërshtoni në mënyrë cinike marrëveshjen, po rrezikoni të ardhmen e Kosovës

Ambasadori amerikan Greg Delawie ka nisur fjalimin e tij para të pranishmëve në debatin për Demarkacion, duke thënë se nuk ka sjellë hartë me veti.

“Skam sjellë asnjë hartë. Më vjen mirë që po i shoh të gjitha palët në një vend për të diskutuar për këtë çështje. Pamja ime dhe e qeverisë time është se miratimi i marrëveshjes është i mirë për Kosovën dhe rajonin”, tha Delawie.

Ai shoti se kufijtë janë të njëjtë me ata që i ka dorëzuar Kosova në 2007 në eurographis, dhe me Planin e Ahtisarit, transmeton Telegrafi.

“E mirëpres mundësin dhe nismën e Kuvendit për mbajtjen e kësaj tryeze. Shpresoj se do të jetë model i çështjeve të ndërlikuara që Kuvendi do të përballet në muajt në vijim”, theksoi ambasadori, duke shtuar se përdorimi i regjistrave kadastral rezulton me kufi të saktë.

Ai ka thënë fjalë të ashpra për opozitën por edhe për qeverinë, duke thënë se me këtë po rrezikohet e ardhmja e Kosovës.

“Po kundërshtoni marrëveshjen në mënyrë cinike, duke nxitur urrejtje dhe duke e rrezikuar të ardhmen e Kosovës. Atyre në qeveri që e lanë këtë marrëveshje të pres 11 muaj dua të ju them se transparenca është bazament i një shteti ligjor”, tha Delawie.

Ambasadori tha se SHBA do ti qëndrojë pranë popullit të Kosovës pavarësisht se a ratifikohet apo jo kjo marrëveshje./Telegrafi/

Exit mobile version