Site icon Telegrafi

Delawie: Duke investuar në gra, investoni në të ardhmen e shtetit

Duke investuar në gra, shteti investon në fëmijë dhe rrjedhimisht në të ardhmen e tij.

Kështu ka deklaruar ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili mori pjesë në themelimin e projektit “Forumi Ekonomik i Gruas” nga Instituti Riinvest.

Në organizimin e sotëm u tha se ky projekt është themeluar me qëllim të ndihmesës së grave për pjesëmarrje më të madhe në punësim në shoqëri.

Drejtori i këtij instituti, Lumir Abdixhiku, tha se deri më tani gruaja ka pas shumë dallim në statistika edhe sa i përket punësimit por edhe pagës krahasuar me burrat, duke shtuar se tash e tutje një gjë e tillë do të ndryshojë. /KP/

Exit mobile version