Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka dënuar kërcënimet ndaj disa pjesëtarëve serbë të FSK-së në Zubin Potok, të cilëve përmes një letre iu është kërkuar që të mos jenë pjesë e FSK-së, pasi kjo shihet si tradhti.
Delawie me anë të një postimi në Twitter ka kërkuar hetim nga ana e autoriteteve lidhur me këtë kërcënim.
“Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të drejtën për të qenë të sigurt për të jetuar e për të punuar. Ne i dënojmë kërcënimet ndaj anëtarëve të FSK-së në Zubin Potok dhe iu bëjmë thirrje autoriteteve për hetim të plotë. Ne e përkrahim integrimin e serbëve në të gjitha institucioneve”, ka shkruar Delawie në Twitter. /Telegrafi/
All of #Kosovo‘s citizens deserve the right to be safe while living their lives, going to work. We condemn threats against KSF members in Zubin Potok & call on authorities to fully investigate. We support the integration of Kosovo Serbs in all Kosovo institutions.
— Amb. Greg Delawie (@USAmbKosovo) February 21, 2018