Reperi shqiptar i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Gashi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Delali” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me muzikantin e njohur algjerian, Cheb Khaled.
Kënga është realizuar në studion e reperit në Sh.B.A, ndërsa vjen e kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Kënga tashmë është e disponueshme në kanalin YouTube dhe në platformat e tjera muzikore: Spotify, Apple Music, Deezer.
Kjo vjen menjëherë pas projektit “Butterflies”, të cilin e lansoi në fund të muajit prill dhe se u mirëprit nga publiku.
https://www.youtube.com/watch?v=twIv2gHSFW4
Ndërkohë, reperi me origjinë nga Kosova këtë kohë pandemie është vetë-izoluar në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Si shumë kolegë të tij, ai ka ndërprerë aktivitetet muzikore shkaku i COVID-19 – virus ky që ka pushtuar gjithë botën. /Telegrafi/