Site icon Telegrafi

Delagacioni i SBASHK-ut në Kongresin e Sindikatave të Arsimit të Holandës

Delegacioni i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), mori pjesë në Kongresin e Tetë të Sindikatave të Arsimit të Holandës.

Delegacioni i SBASHK-ut, që kryesohej nga kryetari Rrahman Jasharaj, është takuar dhe  ka bashkëbiseduar edhe me  sekretarin e tanishëm gjeneral të Inernacionales Botërore të Arsimit, David Eduards, me  drejtoreshen e Komitetit të Sindikatave të Arsimit të Evropës , Susan Flocken dhe me kryetaren e Sindikatave të Arsimit të Holandës, Liezbet Verhergen.

“Delegacioni i SBASHK-ut  duke iu përgjigjur ineresimit të tyre i ka informuar për situatën aktuale në arsim dhe për sfidat me të cilat po përballet SBASHK për të marrë edhe një  herë mbështetjen dhe përkrahjen e  e tyre të plotë”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Krahas pjesëmarrjes në punimet e Kongresit të Sindikatës së Arsimit të Holandës, delegacioni i SBASHK-ut ka marrë pjesë edhe në tryeza dhe punëtori që janë organizuar nga veprimtarë të sindikatës holandeze të arsimit me tematika aktuale për arsimin dhe sfidat me të cilat po përballet arsimit dhe sindikata e këtij sektori në Holandë, por edhe në vendet e Ballkanit, Evropës e në tërë botën. /Telegrafi/

Exit mobile version