Telegrafi

Del video e atentatit ndaj ish-kreut të bashkisë Shëngjin, Berisha: Aktet horror në farsën elektorale të 14 majit

Pas rreth 5 muajsh, është publikuar video e atentatit të dështuar ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçi. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që ka ndarë videon, ndërsa siç shihet Kaçi ka shpëtuar falë manovrës që shoferi i tij ka bërë.

Në video shihet se si dy makina i presin rrugën në aksin Lezhë-Milot. Pasi i pritet rruga, atentatorët zbresin nga makina dhe qëllojnë në drejtim të mjetit të Kaçit. Më pas makina e Kaçit është kthyer mbrapsht duke i shpëtuar kështu këtij atentati.

“Aktet horror në farsën elektorale të 14 majit mbetën dëshmi flagrante e asaj që kemi thenë se në këtë farse krimi u ushtua ne votë dhe vota u ushtrua në krim. Në 14 maj denoncova atentatin e dështuar të organizua nga bandat kriminale ndaj ish kryetarit të bashkisë së Shëngjinit, njërit prej futbollistëve më të shquar të vendit, demokratit Salvator Kaçi I cili po kalonte se bashku me te birin po udhëtonte dhe banditë të armatosur i dalin përpara për ta ekzekutuar por një manovrimi i shpejte i shoferit e beri të pamundur aktin e tyre kriminal.

Ata dite Edi Rama reagoi menjëherë me një cinizëm me një me një tallje ndaj këtij akti si kur ky ishte një shpikje e Salvator Kaçit. U desh kohë që të siguronim videon e këtij akti kriminal dhe jam këtu për te paraqitur këtë video ku tregohet qartë sesi I zunë rrugën makinës së tij dhe të armëtsur dolën për të kryera krimin makabër”, tha Berisha. /Telegrafi/