Komunikacioni në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë sot pasdite është bllokuar për disa minuta, pasi që një veturë e markës “Mercedes” ka filluar të digjet.
Intervenimi i shpejtë i pronarit dhe Policisë të cilët fikën zjarrin, e shpëtoi atë pa u djegur.
Policia është duke i bërë hetimet lidhur me këtë rast. /KP/Telegrafi/