Telegrafi

Del rezultati i ri i testit, Fjolla Morina nuk është shtatzënë – këngëtarja gënjeu për t’i shpëtuar burgut

Para pak dite Fjolla Morina u arrestua e më pas u tha se është shtatzënë.

Mirëpo, kjo po del të mos jetë e vërtetë.

Ekografia e dytë ka zbuluar se këngëtarja Fjolla Morina nuk është shtatzënë.

Fjolla Morina gjatë paraqitjes në Gjykatën e Kukësit, shoqëruar nga Policia

Sipas Report TV, këngëtarja Fjolla Morina ka gënjyer për t’i shpëtuar burgut.

Lexo po ashtu Arrestimi i Fjolla Morinës, avokatja: S’janë armë zjarri, njëra është pistoletë për të trembur qentë, tjetra çakmak

Fjolla Morina është rikthyer në Gjykatën e Kukësit, pasi iu nënshtrua një vizite të dytë mjekësore, ku dhe u zbulua se nuk ishte shtatzënë.

Këngëtarja, e cila u kap më 19 shtator në Morinë, tha se nuk e dinte që kishte dy pistoleta me vete në çantë. Para hetuesve, Fjolla Morina është shprehur se pistoletën ia kishte bërë dhuratë një miku i saj nga Gjermania i cili nuk jeton më.