Para pak dite Fjolla Morina u arrestua e më pas u tha se është shtatzënë.
Mirëpo, kjo po del të mos jetë e vërtetë.
Ekografia e dytë ka zbuluar se këngëtarja Fjolla Morina nuk është shtatzënë.
Sipas Report TV, këngëtarja Fjolla Morina ka gënjyer për t’i shpëtuar burgut.
Fjolla Morina është rikthyer në Gjykatën e Kukësit, pasi iu nënshtrua një vizite të dytë mjekësore, ku dhe u zbulua se nuk ishte shtatzënë.
Këngëtarja, e cila u kap më 19 shtator në Morinë, tha se nuk e dinte që kishte dy pistoleta me vete në çantë. Para hetuesve, Fjolla Morina është shprehur se pistoletën ia kishte bërë dhuratë një miku i saj nga Gjermania i cili nuk jeton më.