Kim Kardashian mezi ka pritur pranverën për të treguar linjat e saj trupore lirshëm.
Bukuroshja ka dalë rrugëve të Studio Cityt, Kaliforni, me një korse të tejdukshme që nxirrte në pah gjoksin e saj të bujshëm, transmeton Telegrafi.
Kim e ka kombinuar atë me një fund elastik të ngjitur për trupi që po ashtu nxirrte në pah vijat e saj të theksuara trupore.
Ylli televiziv ka vendosur edhe një palë syza të mëdha, derisa në “sfilatën” e saj para fotografëve është shfaqur krenare me formën trupore, për të cilën tash po ndjek edhe palestrën. /Telegrafi/