Juan Martin del Potro ka arritur në gjysmëfinale të US Open.
Argjentinasi ka befasuar tenistin zviceran Roger Federer, duke e mposhtur në çerekfinale të turneut më prestigjioz amerikan të tenisit.
Del Potro ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj zviceranit, në sete 7-5 3-6 7-6 (10-8) 6-4.
Ai do të përballet me tenistin spanjoll Rafael Nadal, i cili më parë fitoi kundër adoleshentit rus, Andrey Rublev.
Fitorja e Del Potros do të thotë se Federer dhe Nadal do të përfundojnë edhe një vit tjetër duke mos luajtur kurrë ndaj njëri-tjetrit në US Open. /Telegrafi/