Telegrafi

Del Ponte largohet “e zhgënjyer”

Ajo tha se fakti që Ratko Mlladiq and Radovan Karaxhiq nuk janë arrestuar ende, është "njollë" në "arritjet e mëdha" të Gjykatës.

Por del Ponte në fjalimin e saj u angazhua se nuk do të lejonte mbylljen e gjykatës, deri në nxjerrjen para gjyqit të Karaxhiqit dhe Mlladiqit.

Ajo e bëri këtë deklaratë në konferencën e fundit për shtyp në postin e kryeprokurores së gjykatës së OKB-së me seli në Hagë.

Del Ponte shërbeu për tetë vjet në postin e kryeprokurores së Gjykatës. /bbc/