Shumë futbollistë italianë kanë nisur rrugëtimin e tyre për t’u bërë trajner duke marrë licencë për ta ushtruar këtë punë.
Në mesin e tyre janë legjendat Alessandro Del Piero, Christian Vieri e Daniele De Rossi. Kursi është mbajtur në fushën Coverciano dhe është për nivelin B/A të UEFA-s.
Kjo licencë u jep të drejtë që të punojnë në sektorët e të rinjve, të udhëheqin ekipe të futbollit të femrave dhe të meshkujve deri në Serie C.
Po ashtu, ata mund të bëhen asistent-trajnerë në Serie A ose B, mirëpo duhet të mbajnë edhe një kurs tjetër për të drejtuar skuadra në nivelet me të larta të futbollit në rolin e kryetrajnerit.
Alessandro Matri, Ignazio Abate, Federico Balzaretti, Riccardo Montolivo, Giampaolo Pazzini e David Pizarro – janë emrat tjerë që kanë qenë pjesë e kursit.
De Rossi tashmë është pjesë e stafit të Roberto Mancinit te përfaqësuesja e Italisë, mirëpo jo në ndonjë rol trajnues. /Telegrafi/