Telegrafi

Del Piero uron që Leicesteri ta fitojë titullin

Alessandro Del Piero dëshiron që Leicester City ta fitojë Ligën Premier duke qenë se ky do të ishte një moment interesant në botën e futbollit.

Skuadra e Claudio Ranierit mezi siguroi mbijetesën në edicionin e kaluar, ndërsa këtë sezon është shumë pranë ta fitojë titullin dhe mund të shpallet kampion në rast se e mposht Manchester Unitedin në Old Trafford këtë fundjavë.

“Leicesteri është shumë më pranë titullit të Ligës Premier”, ka thënë legjenda e Juventusit për Sky.

“Vërtet shpresoj që të përfundojë në mënyrën që të gjithë duam, sepse kjo është diçka që mund t’ua thuash nipërve. Dëshmon se asgjë nuk është e pamundur në sport”, ka shtuar ai.

Njëherësh, ikona e Zonjës së Vjetër nuk mundur të mos e përmendë suksesin e Bianconerëve, të cilët fituan titullin e pestë radhazi në Serie A. /Telegrafi/