Telegrafi

Del Piero: Totti dhe unë nuk jemi rivalë

“Mbi të gjitha, në prag të një ndeshje si kjo, (më duhet të them) se në anën tjetër e mban shiritin e kapitenit në krah një lojtar si Francesco Totti”.

“Nëse bashkojmë golat që kemi shënuar së bashku, janë mbi 500. Nëse mbledhim vitet e karrierës, duke bartur të njëjtën fanellë- janë mbi 35 vjet”, ka thënë Del Piero në faqen e tij zyrtare.

Legjenda 35-vjeçare ka mohuar edhe njëherë spekulimet se dy lojtarët italianë nuk e kanë pëlqyer njëri-tjetrin.

“Francesco dhe unë kemi qenë bashkëlojtarë në ekipin kombëtar, dhe dua të potencoj, bashkëlojtarë jo rivalë”.

“Ne e fituam Kupën e Botës së bashku dhe këto kujtime na bashkojnë përgjithmonë. Por me klubet tona, kemi qenë, jemi dhe gjithmonë do të jemi kundërshtarë”, ka përfunduar Del Piero. /Telegrafi/