Telegrafi

Del Piero: Të gjithë jemi fajtorë për eliminimin

Juventusi mbrëmë u mposht me rezultat 4-1 në Olimpico nga Bayerni i Munichut, duke humbur rastin për të kaluar në rundin eliminues të garës evropiane.

“Është vështirë të gjesh fjalë pasi në këtë rast ka shumë pak të thuhet dhe aq shumë të bëhet. Nuk është vetëm një person i vetëm, nuk mund të pyetet se kush është më shumë ose më pak fajtor”.

“Ne të gjithë e ndajmë të njëjtin faj pa përjashtim dhe ne të gjithë duhet të luftojmë së bashku për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Del Pierro për Corriere dello Sport./Telegrafi/