Telegrafi

Del Piero shpreson të luajë në Botëror

“Unë vazhdoj ta ndjek ëndrrën. Është e qartë se ëndrra ime është të luaj në Kampionatin Botëror”.

“Fanella azzurre është gjithmonë maksimumi të cilin e dëshiron një sportist, e sidomos në një Kampionat Botëror, që është një emocion i pashpjegueshëm”.

“Unë kam luajtur shumë herë për Italinë, disa nga to ishin momente pikëlluese, por gjithçka ‘u fshi’ pasi fitova Kupën e Botës”, ka thënë ikona e Juventusit për Sky Sport Italia. /Telegrafi/