Telegrafi

Del Piero shpreson që Juve të luajë më mirë

“Gjithmonë vi në Napoli me kënaqësi. Kam simpati të madhe për qytetin dhe napolitanët, ndërsa sezonin e ardhshëm do ta kem trajner një napolitan”.

“Shpresoj që Juve ta fillojë me këmbë të mbarë dhe ta përfundojë sezonin në nivelin më të lartë të mundshëm”.

“Ende nuk mund të jap mendimin tim për Ferraran si trajner, mirëpo ju garantoj se ai është një njeri i madh. Shpresoj që në sezonin që vjen të jemi të fortë dhe të arrijmë të luajmë mirë dhe t’i argëtojmë tifozët”

“Qëllimi ynë është që të jemi më të mirë se sezonin e kaluar”, është shprehur ikona e Juves.