Telegrafi

Del Piero shpreson në pozitën e katërt

Juve tash është në pozitën e gjashtë të cilën e ndan me Napolin, pasi ka nxjerrë vetëm një pikë nga tre ndeshjet e fundit kundër Siena, Sampdoria dhe Napoli.

“Ne nuk jemi dorëzuar. Unë nuk jam dorëzuar. Ne jemi goditur, por nuk ka mbaruar dhe nëse shikojmë në tabelë atëherë ende jemi në pozitë për të realizuar qëllimet.

“Vetëm tre pikë na ndajnë nga pozita e katërt me tetë ndeshje deri në fund të sezonit. Këto janë statistika të cilat duhet t’i mbajmë në zemër. Ka edhe 24 pikë të kapshme dhe jemi vetëm katër pikë prapa vendit të Ligës së Kampionëve”, ka shkruar Del Piero në faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/