Telegrafi

Del Piero nuk mund ta paramendojë Trezeguet te Milani

Mediat italiane spekulojnë se sulmuesi francez mund të kalojë te Milani në formë shkëmbimi me ndonjë lojtar.

Ndërsa, Del Piero i cili ka luajtur për nëntë vite krahas Trezegol, thotë se do të ishte ‘e pakëndshme’ që bashkëlojtari i tij të luante për njërin nga rivalët kryesor.

“Do të ishte e çuditshme ta shoh Trezeguet me fanellë të Milanit”, ka thënë ikona e Juves.