Telegrafi

Del Piero nuk luan kundër Lazios

Tuttosport” njofton se lëndimi i cili e ka munduar javët e fundit simbolin bardhezi është shfaqur sërish, prandaj mjekët ia kanë ndaluar që të luajë në ndeshjen e rëndësishme kundër Lazios, e cila zhvillohet në Olimpico të Romës.

Pritet që David Trezeguet ta zë vendin e Del Pieros, duke qenë se Vincenzo Iaquinta ndoshta do të lejohet të pushojë pas dy ndeshjeve me përfaqësuesen e Italisë.