Telegrafi

Del Piero nuk dorëzohet për pozitën e katërt

Del Piero këmbëngul se shpresat e Bianconerëve për kualifikim në Ligën e Kampionëve nuk janë të vdekura, por e di mjaft mirë se ata janë nën kontroll të fatit.

“Le t’i marrim ato 12 pikët e mbetura dhe më pas le ta shikojmë tabelën. Ndeshja në San Siro ishte pjesërisht e ndikuar nga vendimet që na dëmtuam. Ne jemi të zhgënjyer sepse nuk është paraqitja që e dëshironim. Fatkeqësisht, lufta për vendin e katërt është bërë një ngjitje rrëzë malit që nuk varet nga ne”, tha Del Piero.

Juventusi në katër javët e fundit do të përballet me Barin, Catanian, Parmën dhe Milanin. /Telegrafi/