Alessandro Del Piero ka thënë se ka qenë në eufori të madhe kur u bashkua me Juvenusin, ndërsa legjenda e klubit Giampiero Boniperti, i kishte thënë që t’i pres flokët.
Ish-sulmuesi legjendar i Bianconerëve, ka arritur të ketë më shuam paraqitje dhe gola se çdo kush tjetër për këtë klub.
I njohur me nofkën ‘Pinturicchio’, ai u bashkua me Zonjën e Vjetër nga Padova në vitin 1993, duke treguar edhe përshtypjet e para për klubin në mikrofonat e Sky.
“Në ditën e parë në Torino nuk kam mundur t’i mbyll sytë, për faktin që isha edhe fans i Juventusit”.
“Ishte një moment kur ishte në eufori të vërtet, nuk fjeta pothuajse fare. Kur e kupton se ku ke ardhur, nivelin e lartë të shokëve të skuadrës”.
“Si fillim ishte i vështirë për mua, por shokët e skuadrës më ndihmuan. Gjeta atmosferën e duhur, me mirëkuptimit me shokët e skuadrës, skuadra dhe klubin ishin më të mirat”.
“Kontrata e parë e nënshkruan me Bonipertin? Më ftuan ta shoh Juventusin në ndeshje me Udinen dhe më tha që t’i prisja flokët. I kisha prerë më herët…
“Unë me agjentin tim kishim rënë dakord se çfarë të flisnim para takimit me të, por kur u futëm në zyrën e Bonipertit, ai foli për pesë minuta dhe më tha: ‘Kjo është kontratat, nënshkruaje”.
“Folëm edhe pak minuta dhe më tha: ‘Duket kontratë mjaftë e mirë’”.
“Gianni Agnelli? Për herë të parë e takova në Villar Perosa, në ritualin e zakonshëm të skuadrës, nuk ishim duke kaluar periodë të mirë. Ai edhi në stërvitje me një kopje të Gazzetta dello Sport dhe tha: ‘Mendoj që jeni më të mirë se sa që shkruhet këtu”.
“Pastaj ai u largua. Foli me disa të tjerë, por jo me mua. Në ditën e ardhshme un shënova tre gola, atëherë erdhi dhe më foli”, kujton Del Piero ditët e tij të para te Juve. /Telegrafi/